Deri në vitin 2030 ky mendohet se do të jetë shteti më i fuqishëm
Sipas një raporti të publikuar këtë vit, ekonomitë që tani janë në rritje do të dominojnë listën e ekonomive më të fuqishme deri më 2030″>2030.
Raporti, i publikuar nga “PricewaterhouseCooper”, gjeti se ekonomitë në rritje si India dhe Brazili do të sfidojnë dukshëm dominimin ekonomik të SHBA-së dhe Kinës, përderisa të tjerët do të mbesin prapa.
Raporti i radhit shtetet sipas produktit të tyre të brendshëm global (PPP). PPP është një model i cili përshkruan fuqinë blerëse, pra vlerën e një monedhe të dhënë
Kjo është lista e shteteve me ekonomitë më të fuqishme deri më 2030″>2030 (të gjithë numrat e cituar më poshtë janë në dollarë amerikan):
21. Nigeria – 1.794 trilion dollarë
20. Pakistani – 1.868 trilion dollarë
19. Egjipti – 2.049 trilion dollarë
18. Kanadaja – 2.141 trilion dollarë
17. Spanja – 2.159 trilion dollarë
16. Irani – 2.354 trilion dollarë
15. Italia – 2.541 trilion dollarë
14. Koreja e Jugut – 2.651 trilion dollarë
13. Arabia Saudite – 2.755 trilion dollarë
12. Turqia – 2.996 trilion dollarë
11. Franca – 3.377 trilion dollarë
10. Mbretëria e Bashkuar – 3.638 trilion dollarë
9. Meksika – 3.661 trilion dollarë
8. Brazili – 4.439 trilion dollarë
7. Gjermania – 4.707 trilion dollarë
6. Rusia – 4.736 trilion dollarë
5. Indonezia – 5.424 trilion dollarë
4. Japonia – 5.606 trilion dollarë
3. India – 19.511 trilion dollarë
2. SHBA-ja – 23.475 trilion dollarë
1. Kina – 38.008 trilion dollarë