Mjeku në Bujanoc infetohet me Covid-19
Një mjek i ndihmës emergjente në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc ka rezultuar pozitiv me koronvirus.
Gjithashtu sipas jugpres edhe kolegu i tij që ka simptoma të Covid-19 është testuar dhe priten rezultatet nga Instituti i Shëndetin Publik në Vrajë.
Mjeku që ka dal pozitiv me koronavirus dhe ai që dyshohet shumë herë kanë qenë bashkë në shërbimin e ndihmës emergjente gjatë punës.
Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik në Vrajë nga 10 rastet pozitive me koronavirus 6 janë nga Vraja dhe nga 2 persona nga Bujanoci dhe Presheva.
Në ditët e mëparshme në Bujanoc kishte një qetësi të lehtë kur bëhej fjalë për rastet e sapo konfirmuara me koronavirus.
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 122 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dy persona kanë vdekur, numri i të vdekurve është rritur në 778, në respiratorë gjenden 24 pacientë ndërsa deri më tani në Serbi janë testuar 1.241.864 qytetarë