Zelenski për herë të parë në Serbi, pritet nga Vuçiq

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka arritur për vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi, ku është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Kjo vizitë konsiderohet një hap i rëndësishëm diplomaci bilaterale midis dy vendeve.

Gjatë këtij takimi, dy udhëheqësit pritet të diskutojnë për një sërë temash me rëndësi strategjike, përfshirë rrugëtimin e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin bilateral ekonomik, si dhe energjetikën. Presidenti Vuçiq organizoi një darkë zyrtare për nder të presidentit ukrainas, duke theksuar se kjo vizitë do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Edhe pse të dy liderët kanë pasur takime të mëparshme në kuadër të samiteve ndërkombëtare, kjo shënon herën e parë që Zelenski viziton zyrtarisht Beogradin që nga marrja e mandatit të tij presidencial.

Back to top button