Studentëve të fakultetit ekonomik në Bujanoc u rritet bursa për 2000 din

Pas ankesës së studentëve të fakultetit ekonmomik në Bujanoc për rritjen e bursave, komisioni komunal për ndarjen e bursave ka shqyrtuar kërkesënne tyre dhe ka vendosur që për vitin akademik 2013/2014, këtyre studentëve t’ia rrisin shumën e bursës nga 5000 dinarë sa ka qenë në fillim, në 7000 dinarë, gjegjësisht për 2000 dinarë.
Komisini komunal për ndarjen e bursave në fillim ishte bazuar në shpenzimet e studentëve që studiojnë në Bujanoc duke I krahasuar ato me ata që studiojnë në vendet tjera dhe kështu kishte marrë qëndrim që atyre t’ia ndajën ga 5000 dinarë. Bajram Fejzullahu, kryeshef i drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore thotë se, kjo shumë edhe pse është më e vogël nga sa përfitojnë studentët që studiojnë në fakultet jashtë regjionit, prapë është një ndihmesë mesatare, sepse këta studentë kanë shpenzime më të vogla. Fejzullahu njoftonë studentët që kanë përfituar bursat për vitin akademik 2013/2014, se ato do të ndahen në muajin prill, nuri i përgjithshëm është 853 bursa. Numri u studentëve të fakutetit të Suboticës dega në Bujanoc, krahasuar me vitin e kaluar bursën e kanë përfituar 196 student më shumë. Studentët me notën mesatre 4 .5 derinë 5 përfitojnë 10.000 dinarë, ata me notën mesatre 6.5 derinnë 7 do të përfitojnë 11000 dinarë, nga 7.5 derinë 8 nota mesatre përfitojnë 13000 dinarë, nga 8.5 derinnë 9 përfitojnë 17000 dinarë dhe ata me notë mesatare nga 9.5 derinë 10 përfitojnë 20000 dinarë./BujanociNet/