Pushteti lokal takon puntorët e Moravicës, mirret vendim që të hapet konkursi për drejtor të ri (Video)

Janë ulur në një takim të përbashkët për të dal nga kjo krizë që është krijuar në mes puntorëve dhe pushtetit lokal, ky takim zgjati një orë e gjysëm i cili ishte i tensionuar se a duhet të mbes drejtor i N.P. Moravica Gazmend Aliu apo të hiqet.
Në takim morën pjesë puntorët e Moravicë nën udhëheqjen e Adnan Rashitit shef i repartit të pastrimit në këtë ndërmarrje, ndërsa nga pushteti lokal ishin të pranishëm partnerët e koalicionit.
Arsyeja e mbledhjes ishte se si të dalin nga kjo kriza e thellë që është krijuar në mes puntorëve dhe pushtetit lokal.
Puntorët e Moravicës nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre e duan Gazmend Aliun për drejtor, pas shumë diskutimeve qëndrimi i partnerëve të koalicionit ishte që të hapet konkursi për drejtor të ri të kësaj ndërmarrje ku dhe ai i cili plotëson kushtet bëhet drejtor në këtë ndërmarrje publike.
Në fund të këtij takimi foli Kryetari i Kuvendit Komunal z.Sami Salihu dhe Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani ku thanë se i kanë ndëgjuar kërkesat e puntorëve dhe se do të mbështesin fuqishëm N.P Moravica në menaxhimin e saj mirëpo për të dal nga kjo krizë kemi marrë vendim që të hapet konkursi për këtë institucion.