Vuçiç njofton: Dyqanet e para që fillojnë punë të martën, kafiterit dhe restorantet në fillim të majit
Nëse gjithçka shkon siç ka shkuar deri sot, hapja e dyqaneve dhe lehtësirave të tjera do të fillojë së shpejti, njoftoi sonte Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic.
Siç shpjegoi ai, nga e marta do të jenë të hapura dyqanet artizanale, këpucarët, rrobaqepësit, mekanikët, dyqane e mallrave teknike, materialet ndërtimore.
Dyqanet e tjera do të jenë të hapura nga 27 Prill nëse ato kanë më pak se 300 metra katrorë. Siç janë sallonet e frizerisë, palestrat, por kërkohet një mbrojtje e veçantë.
Ndërsa hotelet, banjat, qendrat tregtare, trafiku urban, restorantet dhe kafiterit planifikohet të fillojnë punën në mes datës 3 dhe 10 maj.
Sigurisht, kushti për të gjithë këtë është që situata me koronavirusin të stabilizohet dhe që qytetarët të respektojnë masat e përcaktuara, të cilat së shpejti do të lehtësohen.