Lajme

Shërbim i ri në Preshevë, Kujdesi shtëpiak për të moshuarit

E njohura është ngushëlluese,ndërsa përballemi me humbjen dhe vetminë që vijnë në mënyrë të pashmangshme me plakjen.
Është normale të ndihesh i hutuar, i pambrojtur apo edhe i zemëruar kur e kupton se nuk mund të bësh gjërat që dikur mund të bëje. Prindi juaj mund të ndihet fajtorë për mundësinë që të mbështetet tek të huajt për të bërë gjërat që është mësuar t’i bëj për veten e vet. Ose mund të mos ndihet rehat kur ka “të huaj” në shtëpinë tij. Duke i pranuar këto ndjenja dhe duke e mbajtur mendjen tuaj të hapur ndaj mënyrave të reja për ta bërë jetën më të lehtë, ju jo vetëm që do të përballeni më mirë me ndryshimin e situatës, por gjithashtu mund të zgjasni aspekte të tjera të pavarësisë së tyre për më gjatë.
Duke eksploruar gamën e gjerë te shërbimeve të disponueshme ju mund të vendosni që plakja e prindërve tuaj, në komoditetin e shtëpisë dhe në ambiente të njohura duke shijuar jetësën në një mjedis të ngrohtë dhe duke mos ndjerë goditjen e fortë nga vetmia apo izolim nga shoqëria dhe të afërmit është mënyra më e mirë që ata të ruajnë pavarsinë e tyre dhe të shfrytëzojnë sa më shumë vitet e arta.
Andaj analizimi dhe shqyrtimi i pakove edhe programit të ” KUJDESIT SHTËPIAK ” dhe ndihma e madhe e dhënë nga një grup kujdestarësh, infermierë të trajnuar, dhe mjekë të specializuar e të njohur në fushën e tyre, është një ndihmë kyçe dhe ka aftesinë ta bëjë më të lehtë dhe më të rahatshëm stilin aktiv dhe të përshtatshëm të jetesës së prindërve tuaj.

Disa nga programet-sherbimet e Kujdesit Shtepiak janë:👇🏻

Pakoja I 1- Vizite rutine tre here ne jave, 12 here ne muaj. Mirembajtje e dhomes ditore, asistence per pagesa administrative , perkujdesje shendetesore bazike, pergatitje ushqimi te shpejte.

Pakoja II2 – Vizite rutine 5 here ne jave, 20 here ne muaj, Mirembajtje e dhomes ditore, asistence per pagesa administrative , perkujdesje shendetesore te zgjeruar, pergatitje ushqimi te shpejte.

Pakoja III3 – Vizite rutine 7 here ne jave, cdo dite te muajit. Mirembajtje e dhomes ditore dhe katit perkates, asistence per pagesa administrative , perkujdesje shendetesore plus, pergatitje ushqimi te shpejte.

Sqarim :
#Perkujdesje shendetesore bazike – vleresimi i tensionit, ritmit, frymemarrjes, sheqerit ne gjak , temperatures, perkujtimi i kohes se barerave dhe perdorimit adekuat te tyre.

#Perkujdesje shendetesore te zgjeruar, bazike + terapine injeksionesh qe ordinon mjeku perkates.

#Perkujdesje shendetesore komplete, bazike + te zgjeruar + terapine infuzionesh qe ordinon mjeku perkates.

I gjithë kujdesi,që e meritoni.!

Për informata më të hollësishme kontaktoni në faqet zyrtare,si dhe në numrat e telefonit:

+381 62 8609 099
+381 621169847

Facebook: Kujdesi Shtëpiak – Preshevë
Instagram: kujdesishtepiak1

Thirr,me vet nuk është marre.

Related Articles

Back to top button