Lajme
Mblidhet sot Këshilli i Ministrave i BE, diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën
Ditën e sotme pritet të mblidhet Këshilli i Ministrave të BE ku në rend ditë është edhe aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën.
Drejtor i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha shkroi se ky është një lajm i shkëlqyer dhe kjo nënkupton se “konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”.
“Lajm i shkëlqyer që nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, shkruan ai në një postim në Facebook.