Një letër anonime e cila ka arritur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë flet për një numër të madh të njerëzve që janë punësuar në RTK nëpërmjet ndërmjetësuesve me pagesë.
Sipas kësaj letre, në RTK funksionojnë sekserët të cilët merren me punësim në këtë institucion. Redaktori përgjegjës i RTK 4, Naser Thaçi, është apostrofuar nga autori anonim si sekser i drejtorit të përgjithshëm, Mentor Shala.
Kjo letër të cilën e ka edhe gazeta përmban emrat dhe mënyrën sesi janë bërë pagesat për të fituar punën në këtë institucion. “Koha Ditore” ka mësuar se njëri nga punëtorët e apostrofuar në këtë letër ka pranuar se ka paguar 4 mijë euro për të fituar punë në RTK.