LajmeMagazina

Akademi përkujtimore për dëshmorin e kombit Fatmir Ibishi

Në shëpinë e Kulturës në Bujanoc, OVL e UÇPMB-së ka organizuar akademi përkujtimore për nder të dëshmorëve të rënë të zonës Operative të Bujanocit. Me këtë rast është ngritur lart vepra e këtyre dëshmorëve.
“Ngjarjet e mëdha, kanë edhe heronjt e mëdhenj. Njëri ndër luftëtarët dhe dëshmorët e parë të UÇPMB-së ishte dhe Fatmir Ibishi, e që më vonë ranë dëshmorë në teritorin e komunës së Bujanocit dhe 14 dëshmorët e tjerë, që më parë u thanë emrat dhe mbiemrat e tyre, e që do të mbesin veprat dhe kujtimet e tyre përgjithmonë. Të flasësh sot për një ngjarje të madhe siç ishte UÇPMB, të flasësh nga kjo madhësi kohore për veprën historike, të flasësh dhe të shkruar për vlerat më të çmuara të komit shqiptar të këtyre anëve nuk është e lehtë, por është nder i veçantë për mua dhe për secilin për nesh” ka thënë Edmond Isufi, kryetar i OVL-së në Bujanoc.
Paraprakisht, sot në varrezat e qytetetit të Gjilanit janë bërë homazhe tek dëshmiri Fatmir Ibishi, si dhe në vendin e rënies së tij, në fshatin Konçul.
Në përkujtimin e Ibishit përveç një numri të konsiderueshëm të qytetarëve morën pjesë edhe përfaqësuesit e OVL-së nga Presheva si dhe përfaqësues institucional dhe politikë të Komunës së Bujanocit dhe Preshevës.
Fatmir Ibishi lindi në viti 1964, në fshatin Uglarë të komunës së Gjilanit. Pas luftës së lavdishme të UÇK-së ai ndër të parët iu bashkua UÇPMB-së. Më 26 Shkurt të vitit 2000 ra dëshmorë pas një konfrontimi të armatosur me forcat policore serbe në hyrje të fshatit Konçul të Komunës së Bujanocit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button