LajmeMagazina

Buzhala reagon, Gold AG: Pse s’u more me Ramushin, a s’ta majti apo…?

Deputeti Berat Buzhala ka reaguar në Facebook ndaj fyerjeve që ka bërë reperi Arian Agushi.

Buzhala e ka pyetur Agushin se pse nuk e ka përmendur në tekst edhe Ramush Haradinajn i cili para pak kohësh në një intervistë televizive kishte thënë se i respekton të gjithë fetë por jo “flliqtanat me mjekrra”.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Buzhalës.


Meqe paska nje disponim ne Facebook me u marre me paraqitjen artistike te Gold AG , atehere po i them edhe une nja dy llafe.


E kam thene me heret, e po e perseris prape: do te ndihesha jashtezakonisht keq nese dikush per shkak te ndonje frike personale ndaj meje nuk do te guxonte ti thoshte pikepamjet e tija personale karshi meje.

Ta zeme do te frikesohej ti thoshte opinionet e tij per mu se do te frikesohej se une ose ‘banda ime’ kishim me dal pastaj edhe me e rreh me flakaresha, ose me pajsera, ose me e vra krejt.
Nje pozicion i tille i imi atehere kishte me me ba me u ndi pak si kafshe, e pak si njeri. Per sa kohe – qofte edhe ne kete formen primitive te Gold AG – kur dikush improvizon edhe goditje me shkopa te bejzbollit ne koken time te futur ne thes kjo do te thote se une jam thjeshte nje qytetar normal qe askush nuk i frikesohet.
Te tille ne kete paraqitje ‘artistike’ e pashe edhe Ilir Deden, e edhe Dardan Gashin. Pse per shembull ky artisti nuk e ka perfshi ne projektin e tij edhe Ramush Haradinajn, i cili ka qene shume me eksplicit se sa une, Iliri, e Dardani tube me na ba. Sa mbaj mend, Ramushi ka pas deklaru per personat me mjekrra se jane ‘flliqana’.
A ndoshta ky djaloshi i rrebeluar i Lugines se Presheves diku ne nenvetdije e ka pas nje trohe frike se mandej mundet edhe me e hanger ndonje shuplake te nxehte. Une personalisht besoj qe nuk e kish rreh Ramushi, ama sic thote nje fjale, tuta e ruan malin.
Pra, edhe ne rastin e ketij artistit rrebel mund te konstatojme se prapanicen e ka pasur aleatin kryesor gjate perpilimit te tekstit. Po me duket qe po e shoh kur njehere e ka perfshi edhe Ramushin, e mandej perpara se me e marre gjumi, ka thene vet me vete pse me shkru une edhe per Ramushin kur mundem per shembull me shkru per Atifeten, pra Presidenten, i bindur qe pre Arber Vllahiut, as Garentina Krajes, e Hikmetit e Kikit asnje qime e kokes nuk do t’i mungoje.
Ne variantin fillestar nuk eshte shqetesu shume per qimet e kokes, sa per koken. Dhe pas konsultimeve intensive me prapanicen e tij ka vendos qe te ndjek nje rruge shume me te rrahur dhe shume me ma pak te papritura.
Jo qe po ndi nevoje me u arsyetu perpara artistit te rrebeluar me shkop te bejzbollit, por megjithate po i nenvizoj per hire te miqve qe kam ne FB percaktimin tim perballe religjionit dhe politikes. Jam tallur dhe do te tallem me secilin lider religjioz qe guxon te tallet me ne duke preferuar vajtimin per ndjelljen e shiut. Do te tallem dhe do t’i them hapur mendimet e mija sa here qe dikush provon qe ta perziej religjionin me politiken.
Une besoj thellesisht ne nje shtet sekular. Per sasine dhe dendesine e leshit ne fytyre as nuk kam folur asnjehere e as nuk do te flas tash e tutje, per sa kohe te njejtit nuk e imponojne moden e tyre te qethjes edhe tek qytetaret e tjere.
Mbathja tash edhe ti, edhe gjitha kjo tufa e langojve analfabet.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button