Hoxhë Ekram Avdiu, duke folur se si familja e Adem Jasharit ka qenë praktikuese e Islamit, ka treguar se si ata kanë bërë vepra dhe sakrifica të veçanta.“Babai u kan njeri që e ka kryer Medresenë, dhe ka kryer pesë vakte namaz”, tregon Avdiu për babain e Adem Jasharit, Shaban Jashari.Avdiu, rrëfen se çfarë u kishte thënë Jasharajve, për pozicionimin e tyre, duke treguar poashtu se e gjithë familja Jashari në natën e 22 janarit, kur ishte përgatitur një sulm ndaj tyre nga ana e ushtrisë serbe, ata ishin zgjuar duke u përgatitur për të bërë namaz.“Me 22 janar kur është bërë sulmi, ata kanë qenë në syfyrë dhe tu u bo gati për me fal sabahin”, tregon Avdiu.Sipas tij, historia nuk zenë shumë vend, dhe se njëriu është i veçantë me vepra të veçanta.“Neve baba na ka mësu që për këtë vend, i madhë e i vogël duhet me vdekë”, ishin fjalët e hoxhë Ekrem Avdiut, në një debat me komandatin legjendar Adem Jashari.
Për më tepër, shikojeni videon…