Fatmir Limaj kryetar i Nismës për Kosovën

Aty ku dikur Lidhja Demokratike e Kosovës ishte ndarë me grushta, aty po ndodh një ndarje e Partisë Demokratike të Kosovës. Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi e kanë mbushur Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, me përkrahës, për të formuar partinë e tyre, që emrit do ta ketë ‘Nisma për Kosovën”. 
Salla është mbushur plot, por përveç Limajt e Krasniqit nuk shihen figurat e paralajmëruara si Hydajet Hyseni, Justina Pula, etj. Prej deputetëve është vetëm Haxhi Shala, që është edhe mik i ngushtë i Limajt si dhe ish kryetari i PDK-së në Viti, Xhevat Bislimi. Fatmir Limaj është zgjedhur kryetar i nismës, ndërkaq Krasniqi kryetar i Këshillit themelues të partisë. 

Leave a Reply

Back to top button