Dashnim Azizi e pushtoi majën e Lubetenit per ta shënuar 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës duke vendosur aty flamurin e shtetit.
Atij iu deshën 4 orë ecje për të arritur në pikën më të lartë të Lubetenit. Ai po pretendon se është i pari shqiptar që vendosi flamurin e Republikës së Kosovës në një nga majet më të larta të vendit.
E rrugën e kthimit e bëri me ski. Simbolin e shtetit e mori me vete, duke mos e lënë në Luboten, transmeton klankosova.
28 vjeçari nga Ferizaj, që aktualisht jeton në Zvicër, e i cili e pëlqen alpinizmin, tha se vjen në vendlindje për cdo festë të madhe. Ai bëri me dije se më herët ka pushtuar edhe disa maja tjera të larta të Kosovës.