LajmeMagazina

Gold AG ftohet në Polici për nxitje të urrejtjes

Pas publikimit të këngës “Shqiptar”, ku Gold AG, fyen në mënyrat bizare të mundshme disa figura të jetës publike, përfshirë edhe politikanë, Policia e ka ftuar këtë të fundit që të paraqitet nesër në Stacionin policor numër 2 në kryeqytet.
Lajmin e ka konfrimuar për Express, Policia e Kosovës.
Zëdhënësja Flora Ahmeti tha lidhur me rastin janë duke punuar bashkarisht me Prokurorinë.
“Lidhur me personin në fjalë jemi duke punuar bashkarisht me Prokurorinë, prej të cilës e kemi marr edhe autorizimin për ftesën për intervistë”, ka thënë për Express.
Gold AG është thirrur për intervistim në cilësinë e të dyshuarit lidhur me rastin – veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button