LajmeMagazina

Kufiri Miratoc – Llojan ende i mbyllur, fajtor Maqedonia?

Banorët e Miratocës për të shkuar në Maqedoni duhet të kalojnë me dhjetëra kilometra ndërsa dy kilometërshi që përfshin relacionin Miratoc- Llojan deri më tani mbetet vetëm nostalgji e kohës që përjetuan banorët në kohërat e mëhershme
Në pikën kufitare Miratoc- Llojan, frekuentojnë vetëm kafshët përskaj kësaj vije administrative ndërsa për kalimtarët është e pamundur. Përkundër asfaltimit të rrugës që shpie deri në kufirin Miratoc- Llojan edhe më tutje kjo pikë kufitare mbetet e mbyllur. Të gjitha parapërgatitjet janë gati por miratocasit dhe banorët e komunës së Preshevës nuk mund të shfrytëzojnë kalimin kufitarë Miratoc – Llojan.
Miratocasit presin që viti 2014 ti gëzojë me hapjen e kësaj pike administrative sepse do të lehtësojnë jetesën e banorëve vendës por edhe qarkullimin e qytetarëve në përgjithësi. Qeveritarët e Republikës së Serbisë premtojnë se kjo pikë kufitare së shpejti do të hapet duke aluduar në parakushte të cilat do ti plotësojnë edhe qeveria maqedonase në përgatitjet infrastrukturore që janë të parapara për hapjen e pikës kufitare në Llojan. Banorët e Miratocës për të shkuar në Maqedoni duhet të kalojnë me dhjetëra kilometra ndërsa dy kilometërshi që përfshin relacionin Miratoc- Llojan deri më tani mbetet vetëm nostalgji e kohës që përjetuan banorët në kohërat e mëhershme.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button