LajmeMagazina

Liderët shqiptar të Luginës për dialog me qeverinë serbe

Kryetari i Forumit për raporte etnike Dushan Janiq ka deklaruar se përfaqësuesit shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci janë të gatshëm në njëfar mënyre të vazhdojnë dialogun me qeverinë serbe.
Janjiq ka deklaruar se përfaqësuesit shqiptar në tryezën e rrumbullakët në Preshevë të dedikuar për përparimin e politikës së pakicave në Serbi kanë shpreh gatishmëri “që të arrihet njëfar marrëveshje për ti zgjidhur problemet e shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë dhe këto probleme të hiqen nga rendi i ditës”.
Në tryezën e rrumbullakët në Preshevë kanë folë përfaqësues nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, kryetari i KNSH-së dhe deputeti i deritanishëm Riza Halimi.
Në dialog kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, si dhe pëfaqësues i komesariatit të lartë për pakica pranë OSBE-së nga Haga Aleksandar Hug.
Janjiq ka thënë se në këtë truezë të rrumbullakët nuk është diskutuar për zgjedhjet parlamentare, por është fol për problemet që ka PVD e Riza Halimit rreth regjistrimit të nënshkrimeve për përkrahje.
“Problemet të cilat janë paraitur nga përfaqësuesit që marrin pjesë në zgjedhje janë se nuk funksionon sistemi i regjistrimit dhe verifikimi i nënshkrimit për përkrahje, çka mund të rrezikoj seriozisht pjesmarrjen e kësaj partie e cila ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhje parlamentare” ka thënë Janjiq, transmeton presheva.com.
Ai tha se me 28 mars në Beograd me pjesmarrjen e drejtuesve të pakicave dhe përfaqësues qeveritar, në praninë e sekretarit evropian për pakica kombëtare, ka krijuar një dokument i cili duhet të shërbej për ndërtimin e strategjisë për ndryshime të rëndësishme legjislative dhe kushtetuese.
“Vitin e ardhshëm do të hapet kapitulli i 35-të, e cila është e lidhur me Preshevën, por ka edhe kapitujt 23 dhe 24 çka do të thotë se po pregaditen propozime shumë konkrete për ndryshim të ligjeve që kanë të bëjnë me pakicat kombëtare” ka thënë Janjiq. /Presheva.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button