Televizionet në Kosovë thuajse e kanë bojkotuar klipin e ri të Era Istrefit. Videoklipi i këngës ‘’A po don’’ mund të shihet vetëm në ndonjë kanal muzikorë lokal.
‘’A po don’’ është reklamuar shumë, por doli të jetë një produkt zhgënyes. Motrat Istrefi, Nora, Nita dhe Era kanë shfaqur asestet e tyre në këtë video, por asgjë më shumë.
Me sa duket, janë skenat ‘’hot’’ ato që po e mbajnë largë transmetimit klipin e Eres, e cila në këtë projekt duket shumë më ndryshe. Era, duke dashur të mos gjasojë me motren e saj të madhe, Noren, dhe të krijoj identitet artistik më personal , ka filluar të ngjajë në një femer ‘’të eger’’, ndërkohë që preferencat e shqipëtarëve dihet që anojnë ka vajzat sensuale.
Se a po dështon Era Istrefi, gjykojeni ju…