LajmeMagazina

Ndalohet sot hyrja e 20 studentëve të Luginës, USHT dhe UEJL heshtin

Nga pika kufitare Tabanoc sot në mbrëmje i është ndaluar hyrje 20 studentëve  të Luginës së Preshevës.
Arsyetimi ka qenë i njejtë se ata nuk plotësojnë kushtet për vendqëndrim, edhe pse studentët kanë theksuar se kjo çështje i është premtuar për t`u rregulluar nga USHT dhe UEJL.  
Ata theksuan për Kjo eshte Presheva Jone! se bëhet fjalë për një luftë speciale ndaj studentëve të Luginës, duke i detyruar ata që të heqin dorë nga studimet. 
“Kemi raste kur disa studentë lejohen të hyjnë, ndërsa disa jo. Nuk e di pse ndodhë kjo, askush nuk reagon, edhe pse po vazhdojmë të alarmojmë këtë problem”, theksoi një student preshevar. 
Edhe javën e kaluar janë kthyer një numër prej rreth 20 studentëve, të cilët kanë ngritur zërin për këtë padrejtësi, por dy universitetet shqiptare kanë heshtur.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button