Nëse policia gjatë kontrollimit vërteton se vozitësi ka 1.2 promila alkool në gjak ose më shumë, ai do të dërgohet që ti kalojë dehja, dhe menjëherë pas kësaj do të dërgohet tek gjykatësi për kundërvajtje. Në rast se ai i shqipton denim me burg, ai do të shkoj drejt në burg.
Policia e trafikut dhe gjyqet do të kenë këtë mundësi sipas ligjit të ri për kundërvajtje, dhe me procedurë të njejtë do të denohen edhe vozitësit që refuzojnë të bëjnë alko testin po edhe tentojnë ti ikin policisë.
“Vozitësi së pari do ti kaloj 12 orë që ti kaloj dekja. Pas kësaj, policia e trafikut mat përsëri përnqindjen e alkoolit në gjak. Kur alkometri tregon zero, atjerë vozitësi nxirret nga paraburgimi dhe dërgohet tek gjykatësi i cili menjëherë shqipton denimin” thuhet në njoftim të komitetit për siguri në rrugë, transmeton presheva.com.
“Kjo do të thotë se vozitësve të dehur menjëherë do tu merret leja e vozitjes, do të denohet me të holla dhe do ti merren pikët”.
Përveç alkoolit në gjak, policia vozitësit do ti dërgoj tek gjykatësi edhe për shkak të shpejtësisë së madhe po dhe vozitjes së dhunshme, kalimit të hekurudhës kur rampa është e lëshuar dhe nëse i ik policisë e nuk ndalet në shenjën për ndalesë.