Edhe pse Presheva dhe Bujanoci kanë aktor të shumtë, nuk kanë teatër, në Luginë ka kohë që nuk është xhiruar as edhe një film i metrazhit të shkurtë.
Në një intervistë për Rrokum TV, regjisori preshevar, Kastriot Saqipi – Kaqa, ka thënë se janë në pregaditje e sipër që për herë të parë në Luginë të xhirohet edhe një film me metrazh të gjatë.
“Në Luginë të Preshevës duam që të startojmë me një film të metrazhit të gjatë, jemi duke punuar, duke pregaditur skenarin, ku producenti Gani Veseli po bën pregaditjet e duhura që të fillojmë punën në Preshevë. Dhashtë zoti t’ia arrijmë qëllimit, duke shpresuar që në pranverë të bëhemi gati dhe të fillojmë” ka thënë Kaqa për Rrrokum TV, transmeton presheva.com.
Në pyetjen e gazetares, se sa është e zhvilluar kultura në Preshevë, ka thënë se gjithçka është mangut në Preshevë, duke paralajmëruar që në të ardhme të afërt, falë bashkëpunimit me aktorët nga Kosova e Maqedonia, që në Luginë të ketë sa më shumë shfaqje dhe filma të ndryshëm. /presheva.com/