LajmeMagazina

“Ostrovica” nga Presheva, “Alpin Prishtina” dhe FSK, festojnë me alpinizëm Pavarësinë

Me organizimin e Klubit “Alpin Prishtina”, me datën 17.02.2014, për nder të gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u zhvillua një ngjitje e karakterit alpin, me qëllim, pushtimi i Majës së Bistrës (2651 m/lmd).
Në këtë ngjitje morën pjesë edhe bjeshkatarë dhe alpinistë të Klubit “Ostrovica” nga Presheva, si dhe pjesëtarë të FSK-së.
Maja e Bistrës është ndër majat më të larta të Sharrit, ndërsa në kushte dimërore, fsheh vështirësi dhe rreziqe serioze për gjithë ata që e synojnë majen.
Me gjithë erën e fortë dhe të ftohtit, 31 bjeshkatarë/e dhe alpinistë/e u ngjitën në maje dhe e festuan së bashku këtë festë.
Aktivitetet që lidhen me bjeshkatari dhe alpinizëm janë duke marrë hov në Kosovë, dhe këtë e tregon edhe pjesëmarrja e lartë e të rinjve në organizime të tilla.
Klubi “Alpin Prishtina” rregullisht organizon aktivitete të tilla në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button