Me organizimin e Kompanisë Ujësjellësi Rajonal Prishtina, mbështetjen e Shoqatës së Ekologëve të Kosovës dhe nxënësve të shkollave të Prishtinës, ka nisur pastrimi i pjesës së liqenit të Batllavës që ka mbetur pa ujë. Në ndihmë me mjete transporti dhe ushtarë, u doli në ndihmë edhe FSK-ja.
Drejtori i Kompanisë Ujësjellësi Rajonal Prishtina, Gjelosh Vataj tha për Kosovapress se ata kanë organizuar këtë nismë një ditore, për pastrimin e liqenit të Batllavës, në mënyrë që të hiqet bërllogu i mbetur pas shterjes së ujit.