Deri në fillim të muajit mars të këtij viti, policia e komunikacionit në Sërbi, gjegjësisht në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, është duke funksionuar pa procesverbal në teren, gjë që nënkuptonë se ata nuk do të mund të dënojnë ngasësit e automjeteve në komunikacion, përveq shkeljeve të rënda të ligjit.
Siq ka mësuar BujanociNet nga burimet e sigurta brenda policisë, policia e komunikacionit nuk do të mund të gjobisë, shoferët që nuk e kanë vendosur rripin e sigurisë, nëse nuk i kanë dritat në rregull, dhe shkelje jo të rënda. Ndërkaq për shkeljet e rënda të rregullave të komunikacionit policia posedonë procesverbalin e gjykatës të cilin e posedojnë, sipas të cilit ata mund të dënojnë shkeljet e rënda siq janë, në ndikim të alokoholit me përëqindje mbi 0.50% dhe tejkalimi i shpejtësisë mbi 71kmh. Arsyeja pse policia e komunikacionit aktualisht është duarthatë, pa procesverbal, është se në fillim të muajit mars të këtij viti ata do të paisen me procesverbale të reja, të cilat ia mundësojnë shoferëve që dënimin të cilin ia shkruan polici i komunikacionit ta paguaj me qmim të përgjysmuar. Sipas ligjit të ri, personi i dënuar nëse arrinë ta paguajë dënimin brenda 8 ditëve nga dita e shkruar, ai e fitonë të drejtën që ta paguajë vetëm gjysmën e shumës së dënimit dhe kështu e shlyen dënimin e plotë. Me ligjin e ri, nëse polici dënon 5.000 din ose 3.000 din, ky denim nëse paguhet brenda 8 ditëve, atëherë mund të shlyhet i tëri me 2.500din ose 1.500din