Sensibilizim për vetëdijesimin e grave në parandalimin e sëmundjeve kancerogjene

Çdo e teta grua në Serbi e prekur nga kanceri I gjirit ndërsa çdo e katërta grua e prekur nga kanceri I qafës së mitrës. Për këtë gjendje alarmante po zhvillohen një sërë aktivitetesh në vend me moton Gjej kohë, kontrollo shëndetin tënd sot, gëzohu me të afërmit e tu nesër . Sipas organizatorëve kampanja në fjalë ka për qëllim vetëdijesimin e grave në parandalimin e sëmundjeve kancerogjene.
Po zhvillohen aktivitete me moton Gjej kohë, kontrollo shëndetin tënd sot, gëzohu me të afërmit e tu nesër . Kjo kampanjë ka për qëllim vetëdijësimin e grave në parandalimin e sëmundjeve kancerogjene që ka të bëjë me informimin dhe edukimin e publikut në territorin e Vranjës, Bujanocit dhe Preshevës lidhur me rëndësinë dhe avansimin e shëndetit të grave. Vetëm me vizita të rregullta mund të arrihet zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës por edhe planifikimi i duhur i familjes. Fushata Gjej kohë, kontrollo shëndetin tënd sot, gëzohu me të afërmit e tu nesër financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrrës përmes programit të partneritetit evropian me komunat EU Progres, kurse realizohet nga organizata konsulente V+O komunikejshën.