LajmeMagazina

Shkenca e zbuloi sot, ndërsa Kurani para 1400 viteve

Qumështi i nënës ka përbërje të ndryshme varësisht nga fakti nëse lind djalë apo vajzë, zbulon një studim i publikuar ditë më parë.
“Nënat prodhojnë qumësht biologjikisht të ndryshëm për djem dhe vajza”, shpjegon Katie Hinde, biologe nga Universiteti i Harvardit.
Studimet në njerëz, majmunë dhe gjitarë të tjerë kanë zbuluar dallime në përmbajtjen dhe sasinë e qumështit.
Kështu djemtë marrin qumësht më të pasur me yndyrna dhe proteina, pra qumësht energjik, ndërsa vajzat marrin sasi më të mëdha të qumështit.
Disa teori janë paraqitur për ta shpjeguar këtë fenomen, zbuloi Katie Hinde në prezantimin në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës (AAAS), të mbajtur nga 13 deri më 17 shkurt në Çikago.
Mirëpo, një zbulim të tillë se qumështi i nënës nuk është i njëjtë si për foshnjën mashkull ashtu edhe për atë femër, na mësojn dijetarët që studiuan librin e shenjt të myslimanëve, Kuranin.
Qysh në vitin e largët 1979, dy gra në spitalin ushtarak në Damask, në Siri, kishin lindur nga një fëmijë, njëra një djalë dhe tjetra një vajzë dhe pastaj kur erdhi koha me i marr foshnjet ato u ndërruan gabimisht nga motrat medicinale.
Secila prej atyre dy nënave e kanë kërkua djalin duke thënë se djalë kam lind, derisa vajzën asnjëra nuk e “donte”.
Se si plaku, dijetari mysliman, 97 vjeçar, e zgjodhi këtë rast tregon hoxha i ndjerë Jakup Asipi në një video të shkëputur nga ligjërata e tij, që transmeton portali Titulli.
Ngjarja e ndërrimit të foshnjave ka ndodhur kur në Siri nuk ekzistonte teknologjia për testin e ADN-së, i cili në ditët e sotme do të mund të zgjidhte raste të tilla shumë shpejt./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button