Në rrjetet sociale janë duke u shfaqur pamje të tmerrshme, ku shihen të shtëna armësh në protestues nga drejtime të panjohura, në Kiev.
Videoja e mëposhtme tregon se si protestuesit rrëzohen nga të shtënat në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Për më shumë shikohen videon e mëposhtme, gjegjësisht sekondën e 42.
Ndryshe, në Kiev të Ukrainës gjatë ditës është raportuar për përplasje të reja ndërmjet protestuesve anti-qeveri dhe policisë speciale, me ç’rast ka pasur edhe të vrarë.
Të dhënat për personat e vrarë nuk janë të qarta, por gazetarët në Kiev thonë se së paku 17 trupa të pajetë, janë gjetur sot në Sheshin e Pavarësisë në Kiev. /Telegrafi/