Me rastin e gjashtë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Tiranë ka zhvilluar një pritje në hotel “Sheraton”.
Në këtë ceremoni pritjeje ishin të pranishëm, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Alexander Arvizu, Ambasadori i BE-së Ettore Sequi, përfaqësues të shoqërisë civile, trupi diplomatik I akredituar në Tiranë, deputetë, përfaqësues të mediave, konsuj të nderit dhe shumë personalitete të tjerë.
Zv. Ambasadori i Kosovës gjatë fjalës së tij nuk e përmendi ne asnjë rast emrin e Kryeministrit Rama si mesazh diplomatik të mosnjohjes të legjimitetit të kësaj qeverie apo të mos respektit që kanë shqiptarët e kosovës për zotin Edi Rama. Në emër të qeverisë së Kosovës u vlerësua vetëm Presidenti Nishani. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama që së bashku me bashkëshorten e tij janë larguar në formë proteste nga salla. Të pranishmit janë suprizuar nga ky skandal diplomatik.