LajmeMagazina

TRUPI KOORDINUES “FALAS” UA MËSONË GJUHËN SERBE FËMIJËVE SHQIPTARË

Trupi koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, është duke derdhur fonde të shumta në arsimimin e fëmijëve shqiptarë, duke ua mësuar gjuhën serbe, ndonëse kështu ata do të mund të “Integrohen” më mirë në organet e ndryshme lokale dhe shtetërore.
Ky organë shtetërorë, është duke organizuar kurse të shumta falas të gjuhës serbe në komunat Preshevë dhe Bujanoc me qëllim që fëmijëve shqiptarë t’ia mësojë gjuhën serbe. Edhe përkundër planprogramit shkollorë, ku fëmijët shqiptarë gjuhën serbe e kanë të obligueshme nga klasa e parë, kur nuk dijnë shkrim-lexim në gjuhën amtare, ata sipas planprogramit duhet të mësojnë poezi në gjuhën serbe. Kjo si duket nuk ëhstë duke mjaftuar për Trupun koordinues, kështu që fonde të ndryshme parashë derdhen në kurse të gjuhës serbe për nxënësit shqiptarë. Komunat Preshevë dhe Bujanoc janë me shumicë shqiptare dhe administratat komunale udhëhiqen nga shumica shqiptare, përse TK nuk shfaqë interesimin që të hapet një kur i gjuhës shqipe për serbët lokal, edhe pse këto ide kanë qenë të shumta nga OJQ-të serbe, por ato janë shuar sepse Qeveria e Sërbisë, TK dhe as donatorët e huaj nuk janë të interesuar që të marin këtë hap të guximshëm. Në administratën e TK ka të punësuar edhe shqiptarë të cilët deri më sot nuk kanë nxitur as edhe një iniciativë e cila do ti kishte mundësuar edhe të rinjëve serb që ta mësojnë gjuhën shqipe, ndonëse kjo do të ishte në dobi të dyanshme, sepe kështu ndoshta do të fillonte komunikimi i mirëfillt multietnik dhe standardet të cilat duhet ti plotësojë një rëgjion multietnik siq është Presheva dhe Bujanoci. Me mbështetjen e ambasadës së Britanisë Madhe, Shërbimi i trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë organizon orë shtesë të gjuhës serbe për nxënësit e shkollës fillore të fshatit Bilaq të komunës së Bujanocit. Orët e gjuhës serbe i ndjekin nxënësit nga klasa e pestë deri në klasën e tetë, dy herë në jave – të hënën dhe të premten.
Në dhjetorë të vitit të kaluar, Shërbimi i trupit Koordinues ka organizuar testimin e nxënësve të cilët kan shprehur interesim për avancimin e gjuhës serbe. Në bazë të testit, janë formuar dy grupe edhe atë grupi të cilin e përbëjnë nxënësit e klasave  pesë dhe gjashtë dhe grupi i përbërë nga nxënësit e klasave të shtata dhe teta. Me nxënësit punojnë dy profesoresha të gjuhës serbe dhe një asistente nga bashkësia shqiptare. Më shumë se 70 nxënës të shkollës fillore, me përpikmëri ndjekin orët e gjuhës serbe të cilat organizohen në Bilaq, dhe me përkushtimin dhe interesimin e tyre avancojn njohjen e gjuhës serbe. Sipas këtij informacioni të publikuar në gaqen zyrtare të TK, shihet se, TK mburret me këso lloj kurse./BujanociNet/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button