LajmeMagazina

Ushtari austriak dyshohet për përdhunim të tri kosovareve

Ish-nënoficeri, sot 37-vjeçar, sipas akuzës gjatë viteve 2009 e 2010 kishte detyruar femrat e atjeshme për veprime seksuale
Të enjten në Klagenfurt të Austrisë është dashur të mbahej gjykimi ndaj një ish-ushtari rezervist që kishte shërbyer në Kosovë, i akuzuar për përdhunim dhe detyrim seksual të tri femrave kosovare në kohën sa ka qëndruar atje.
Por, për shkak të një lëshimi teknik, harresës për të ftuar gjyqtarët porotë (laikë), procesi u desh të shtyhet për një kohë të pacaktuar.
Ish-nënoficeri, sot 37-vjeçar, sipas akuzës gjatë viteve 2009 e 2010 kishte detyruar femrat e atjeshme për veprime seksuale, shkruan orf.at, transmeton albinfo.
Për të marrë pjesë në këtë proces kishin ardhur dëshmitarët enkas nga Kosova. Për shkak të dështimit, ata u desh të ktheheshin në shtëpi pa mbaruar punë.
Përdhunim, detyrim seksual, shfrytëzim të pozitës, pastaj kërcënim dhe lëndim trupor, të gjitha këto vepra penale përfshihen në aktakuzën ndaj austriakut.
Forcat e armatosura të Austrisë (Bundesheer) menjëherë pas bërjes së njohur të akuzave, në vitin 2011, kishin ngritur padinë penale kundër ushtarakut.
Tri viktimat kishin qenë të punësuara si staf lokal, në shërbim të nënoficerit austriak, i cili ishte i angazhuar në punë administrative në kampin e ushtarëve të Austrisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button