Duke iu përgjigjur pyetjeve të shikuesve televiziv, nënkryetari i SNS, Aleksandar Vuçiq ka folë edhe për sistemin tatimor të Serbisë.
Një avokat nga Nishi ka thënë se ai paguan me rregull tatimet shtetit, por ka edhe ata që nuk paguajnë..
“Kemi pregaditur një reformë të madhe të sistemit tatimor në Serbi. Kështu që deri në fund të vitit 2014 do ta përfundojmë plotësisht. Ndërsa njerëzit shpesh thonë, pse neve na ndërpresni rrymën a nuk ja presni shqiptarëve në Preshevë.. Ndërsa unë i them, nëse ne fitojmë zgjedhjet parlamentare, në Serbi të gjithë do të paguajnë rrymën dhe tatimet, po edhe shqiptarët në Preshevë..” ka thënë Vuçiq.