170 kandidatët e programit socio ekonomik do të paguhen edhe tre muaj tjerë

Pas përfundimit të programit socio ekonomik  170 kandidatët edhe tre muaj tjerë do të paguhen nga enti për punësim. Kjo është bërë e ditur sot në një takim që patën kryeshefi i financave,përfaqësuesi i entit për punësim me drejtorët  e institucioneve të arsimit,shtëpisë së shëndetit dhe kryqit të kuq. Sipas kryeshefit të financave  drejtorët e institucioneve janë njoftuar më hollësisht rreth dokumenteve përkatëse,ku kandidatët  duhet ti dorëzojnë kërkesat e tyre për konkurrim  edhe për tre muaj tjerë. Kandidatët në fjalë edhe tre muaj tjerë do të marrin nga 15 mijë e 750 dinarë,si dhe do të u paguhen edhe sigurimet shëndetësore,këtë e ka konfirmuar për Radio televizionin Presheva  Muhamet Ramadani  përfaqësues i entit për punësim. Komuna e Preshevës në mars të vitit 2013 ka filluar me aplikimin  e programit socio- ekonomik,në mënyrë që të rinjve të diplomuar të u mundësoj përvojë në punë dhe kualifikim të tyre të mëtutjeshëm.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button