Aeroplani me 239 njerëz në bord përplaset në bregdetin e Vietnamit

Po vazhdojnë kërkimet për një aeroplan të zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines, me 239 njerëz në bord.
Boeing 777-200 është zhdukur nga ekranet e kontrollorëve të trafikut ajror, derisa fluturonte mbi Detin e Kinës Jugore.
Aeroplani po fluturonte nga Kuala Lumpuri në Pekin.
Mediat vietnameze kanë raportuar sot në mëngjes se aeroplani është përplasur në bregdetin e Vietnamit.
Malaysia Airlines ka thënë se piloti i aeroplanit ka qenë me përvojë dhe se ka punuar për linjën ajrore qysh më 1981.
Shumica e 227 pasagjerëve thuhet të jenë kinezë.