“Ana tjetër e Luginës” – Ekspozita në Bujanoc

Në Bujanoc  është mbajtur ekspozita me piktura dhe fotografi nga artistët e 3 vendeve të Luginës me titull “Ana tjetër e Luginës”
Flutra Aliu në bashkpunim më Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc ishte organizatore e kësaj ekspozite që ishte e para e këtij lloji në Luginë të Preshevës që bashkon artistët nga 3 vendet e Lugines në një ekspozitë me piktura dhe fotografi, ajo  u nda e kënaqur me interesimin e qytetarëve që kishte për këtë ekspozitë.
Edhe fotografi nga Presheva Krenar Halimi që prezantoi disa fotografi u nda i kënaqur me organizimin duke thënë se vlerat kulturore të këtilla nuk kanë përkrahjen e duhur nga institucionet lokale mirëpo puna e tyre do të vazhdojë në promovimin e vlerave të artit.
Drejtori i Shtëpisë së Kultures Arsim Asllani është shprehur se rrallë ndodhin ngjarje të tilla që prezantojnë artistët nga rajoni ynë.
Gjithashtu në këtë ekspozitë me piktura morrën pjesë Fitore Fejzullahu, Leoneta Abdyli dhe Mentor Avdili të cilët ekspozuan punimet e tyre që në fund u ndanë mjaft të kënaqur me organizimin dhe interesimin që patë.

Leave a Reply

Back to top button