Arabët, Serbisë qindra miliona

Mediat serbe kanë publikuar sot planin e projektit “Beogradi mbi ujë”, një investim disa miliardash i cili do të realizohet me ndihmesën e madhe të financave arabe. Përpos kësaj, arabët muajve të fundit kanë nënshkruar kontrata për investime prej qindra miliona eurosh, për ushtri dhe armatim me Serbinë, bujqësi dhe hapje fabrikash.

Pjesë e projektit “Beogradi mbi ujë

Takimi i kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe me udhëheqësit e shtetit serb
Pjesëtarët e familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe kur vijnë në Kosovë marrin çmimin “qytetar nderi”, pa e përmendur asnjë cent investim.
Ministria e Jashtme e Kosovës ja ka kërkuar Komunës së Prizrenit shpalljen qytetar nderi të këtij qyteti kosovar për ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zajed Al – Nahjan, qeveria e të cilit deri më tash ka ofruar qindra miliona euro investime për Serbinë.

Kryediplomati i Emirateve të Bashkuara Arabe i cili do të nderohet sot në Prizren, me kërkesë të MPJ-së
Pjesë e projektit “Beogradi mbi ujë” do të jetë edhe kulla “Beograd”, e cila do të ketë lartësinë prej 220 metrash dhe do të fitojë edhe statusin si ndërtesa më e lartë në Beograd, duke u bërë simboli i ri i kryeqytetit serb.
“Kushdo që kalon lumin në pjesën e qytetit të vjetër, me siguri se do të ndalet për ta vështruar kullën, e cila me elegancën e saj, do të vendos Beogradin, krah për krah me metropolet botërore që mburren me ndërtesat e këtij lloji”, shkruan “24 sata”.
Kohë më parë, Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, gjatë vizitës në Beograd njoftoj se kompania që udhëhiqet prej tij do të marrë përsipër hiq më pak se gjashtë konglomerate bujqësore serbe.

Takimi i kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe me udhëheqësit e shtetit serb
Vlera e investimit për këtë të fundit është 100 milionë euro.
Planet e këtij shteti arab përfshijnë edhe investimin 150 milionë eurove në zhvillimin e teknologjisë së re ushtarake, veçanërisht në sistemin raketor, si dhe në eksportimin e municioneve dhe armëve që prodhohen në Serbi.
Përpos kësaj Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ofruar kredi në vlerë qindra milionëshe përmes Fondit për Zhvillim të Abu Dabit, hapjen e bankave, fabrikave etj.
Pjesëtari i të njejtës familje mbretërore, ministri i jashtëm i Emiratave të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zajed Al – Nahjan erdhë në Kosovë, u takua me të gjithë, dhe në asnjë prej komunikatave që u dërguan nga udhëheqësit e shtetit kosovar nuk u përmend asnjë cent investim.

Pjesë e projektit “Beogradi mbi ujë
Në komunikatën e Presidencës së Kosovës, pas takimit me shefin e diplomacisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, të vetmet fjalë që janë cituar prej Sheikut arab ishin këto:
“Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zajed Al – Nahjan, duke e falënderuar Presidenten Jahjaga për mikpritjen, e përgëzoi për të arriturat e Kosovës në të gjitha fushat. Ai tha se EBA e kanë mbështetur Kosovën në periudha të ndryshme dhe do të vazhdojnë ta përkrahin atë edhe në proceset e tjera demokratike dhe në konsolidimin ndërkombëtar të saj.
Ministri i jashtëm i EBA-së, Sheik Abdullah Bin Zajed Al – Nahjan, tha se është me rëndësi stabiliteti i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor po aq sa është i rëndësishëm edhe në aspektin ekonomik dhe të investimeve.”
Asnjë fjalë për investime, kredi apo ndihmë financiare që mund të jetë premtuar për Kosovën.
Të enjten, Sheiku arab pritet të marr çmimin “Qytetar Nderi” të Prizrenit, pas një mbledhje të jashtëzakonshme që Komuna e udhëhequr nga PDK-ja vendosi t’ia jap të mërkuren.