Arrestohen 13 pjesëtarë të një familje në Kumanovë

Ministria e Brendshme  e Maqedonisë bëri të ditur se gjatë operacionit në Kumanovë janë arrestuar 13 persona, anëtarë të një familje 
Sipas tyre, ata ishin pjesë e një grupi që merrej dhe që një pjesë dyshohej për tregti me armë, drogë, kërcënime, pastrim parash dhe fajde.
Gjatë ditës janë bastisur shtëpitë e tyre dhe se një pjesë e tyre janë dërguar para gjykatësve hetues.
“Bëhet fjalë për anëtarë të një familje që posedon prona të shumta në rajonin e Kumanovës dhe se në aktivitetet e tyre janë të përfshirë edhe persona të tjerë të dyshuar”, theksoi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski., transmeton ina.
Sipas tij, ky grup ka vepruar nga viti 2004 dhe se një pjesë të pasurisë siç thuhet e kanë arritur përmes shitjes së narkotikëve në Zvicër.
Mësohet se i dyshuari kryesor në tentim për të ikur nga policia ishte fshehur në kulmin e shtëpisë dhe kishte refuzuar të dorëzohet. Policia ka kryer kontrolle në disa shtëpi dhe objekte ku dyshohet se të arrestuarit kanë kryer veprat. Kotevski tha se deri më tani janë siguruar një numër i madh i lëndëve të cilat do të shfrytëzohen si provë gjatë procedurës së mëtejme.

Leave a Reply

Back to top button