Avioni malajzian është rrëzuar, nuk ka të mbijetuar

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razik, doli në një konferencë për shtyp në orët e vona, për të konfirmuar për mediat dhe familjarët se fluturimi MH370 ka përfunduar në ujë në Oqeanin Indian.
Ai tha se të dhënat e siguruara nga ekspertët britanikë tregojnë se fluturimi përfundoi në jug të këtij oqeani, pa asnjë të mbijetuar.
Familjarët e viktimave shpërthyen në lot. Ndërkohë një avion australian thuhet se ka gjetur të paktën dy objekte gjatë kërkimit për mbetjet e avionit të Malaysian Airlines.
Një anije është nisur drejt kësaj zone për të marrë mbetjet, raporton BBC.
Kryeministri tha se ende nuk dihet me saktësi nëse janë mbetjet e avionit të fluturimit MH370. Anija do i marrë këto mbetje brenda pak orësh.
Ndërkohë është mësuar se avioni ka humbur lartësi, duke rënë deri në 3600 metra, pas asaj që mendohet se ka qenë një emergjencë në kabinë.
Një zyrtar ka treguar se avioni ka marrë një kthesë të fortë mbi Detin e Kinës Jugore.
Kthesa duket se ka qenë e qëllimshme.

Leave a Reply

Back to top button