Dardanë: Rrihen nxënësit, dy të lënduar

Dy grupe të rinjsh janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur në Shkollën e Mesme Teknike “Andrea Durrësaku” në Dardanë, kurse në këtë përleshje dy persona kanë marrë lëndime trupore nga mjetet e forta.
Siç ka theksuar togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, ngjarja ka ndodhur pas mesidtës të kësaj të marte. Sipas tij, fillimisht kishte shpërthyer një rrahje në mes të dy grupeve në shkollë e në këtë përleshje dy persona janë lënduar më rëndë, andaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjilan.
Sipas policisë, ata janë duke kërkuar pesë persona, që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë rrahje.

Leave a Reply

Back to top button