Emin Fazlija: Vrasesi i vëllezërve Gervalla është Ibrahim Kelmendi me UDB-ën e tij

“Në fillim të vitit 1998, kishte shumë për të bërë. E para, ishte ta izolojë LPK-ën, e cila ishte organizata politike dhe financiare e UÇK-ës. Atë e bëri në tubimin e përgjithshëm të LPK-ës”.
Për shenjat e para të Kryengritjes Shqiptare, Ibrahim Kelmendi kishte për detyrë të na informonte dhe të sabotonte.
Ne e kemi udhëzuar të futet në krye të çdo organizimi për kryengritje. Dhe kemi kërkuar që Ibrahim Kelmendi t’u afrohet gjermanëve (Shërbimit sekret gjerman), për të dhënë informacione të komprometuara për Shqiptarë. Ajo ishte në favorin tonë të orientojmë diplomacinë gjermane. Arriti ta futë bashkëshorten e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane, në radio Deutsche Welle”.
Me shpërthimin e konfliktit në Kosovë, Ibrahim Kelmendi ishte informator i rregullt dhe kishte përgjegjësi të madhe në UÇK. Ishte drejtues në fondin “Vendlindja thërret!” dhe kishte kontakte në terren me Qerim Kelmendin (vëllai i tij), komandant REMIN dhe Rexhep Selimin.
Në fillim të vitit 1998, kishte shumë për të bërë. E para, ishte ta izolojë LPK-ën, e cila ishte organizata politike dhe financiare e UÇK-ës. Atë e bëri në tubimin e përgjithshëm të LPK-ës. Ibrahim Kelmendi e përçau dhe bëri puç të brendshëm me ndihmën e agjentëve të tjerë. Ibrahim Kelmendi dhe Xhavit Haliti e bënë kryetar të LPK-ës Bedri Islamin nga Shkodra, i cili nuk ishte as anëtar i Kryesisë së LPK-ës.