Erdogan kërcënon Rusinë!

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi Moskën se Ankaraja do të mbyllë ngushticën e Bosforit për anijet ruse në qoftë se do të ketë dhunë ndaj Tatarëve në Krime.
“Nëse të vetëshpallurit Autoritetet e Krimesë apo të ashtuquajturit luftëtarë të vetë- mbrojtjes, kryejnë dhunë kundër Tatarëve që jetojnë në Gadishullin e Krimesë, Turqia do të jetë e detyruar të mbyllë kalimin nëpër ngushticën e  Bosforit të anijeve ruse”, – u shpreh Kryeministri turk në një program televiziv.
Ai, ndër të tjera tha, se Turqia do të jetë gjithmonë pranë bashkëkombasëve të tyre në Krime, dhe se bisedimet me Rusinë do të vazhdojnë në të gjitha fushat për t’i mbrojtur të drejtat e Tatarëve të Krimesë.
Erdogan shtoi se, përveç diskutimeve me autoritetet ruse, dhe diskutimet do të mbahen me autoritetet gjermane, azerbajxhane dhe kazake. 
Turqia dje u deklarua se nuk i njeh rezultatet e referendumit në Krime, i cili u mbajt të dielën, në të cilin u vota për bashkimin e gadishullit ukrainas Rusisë, transmetojnë mediat botërore.   
Tatarët janë banorë vendas të Krimes, me përkatësi fetare myslimane. Ata përbënin shumicën e banorëve të Krimesë, por shumica prej tyre u persekutuan dhe u shpërngulën nga ky vend, nga ana e Stalinit, pas marrjes së pushtetit atje, me rënien e Perandorisë Osmane, nën administrimin e të cilës ndodhej zona. Sot Tatarët përbëjnë popullsi pakicë në Krime.
Ngushtica e Bosforit (Bogaziçi) është ngushticë detare e cila lidh Detin e Zi me detin Marmara. Bosfori ndodhet në mes Gadishullit Ballkanik dhe atij të Azisë së Vogël, dhe ndanë Evropën nga kontinenti i Azisë. Ngushtica e Bosforit, bashkë me Dardanelet bashkojnë detin Egje me Detin e Zi.  Nëpër këto të dy ngushticat kalojnë rrugët e rëndësishme ndërkombëtare.
Ngushtica e Bosforit ka një gjatësi  rreth 30 kilometra dhe gjerësi nga 0,7 deri 3,7 kilometra. 
Në Stamboll janë të ndërtuara dy ura të cilat lidhin dy brigjet e dy kontinenteve:  “Ura e Bosforit“, është ndërtuar 1973 dhe është i gjatë 1.074 metra, dhe “Ura e Mehmetit”, e cila është ndërtuar në vitin  1988 dhe është e gjatë 1.090 metra.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button