Familjarët me kufomë, protestë para stacionit policorë në Pejë

Në shenjë revolte, familjarët e të vrarit Valdet Kelmendi bashkë me kufomën, kanë shkuar para stacionit policorë në Pejë.
Pasi që ishin kryer ritet fetare në shtëpi, të afërmit dhe qytetarët që kishin dalë në ceremoninë e varrimit, kishin shkuar para policisë.
“Ky shtet nuk ka kuptim. Edhe sa njerëz duhet me u vra”, ka thënë njëri nga familjarët.
Madje familjarët kanë vendosur që të mos ketë as të pame, njofton Klan Kosova.
Kelmendët bënë me faj edhe policinë që deri më tani nuk kanë kapur asnjë nga vrasësit e kësaj familje.
Nga viti 2002 nga kjo familje kanë humbur jetën tetë persona ndërsa 20 të tjerë janë vrarë si kalimtarë të rastit.
Gjatë ditës së sotme është varrosur edhe Fazli Bajraktari, i cili ishte vrarë dje në Pejë. Familjarët e tij i kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që ta zbardhin rastin.
Ngjarja kishte ndodhur dje pasdite në Pejë, ku kanë mbetur të vrarë dy persona dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.
Të shtënat me armë zjarri, kishin ardhur nga persona të panjohur nga vetura në lëvizje “Jeep Cherokee”, ngjyrë ari me targa regjistrimi vendor, ku kishin mbetur të vrarë Valdet Kelmendi dhe Fazli Bajraktari, ndërsa ishin plagosur V. Mala, B.Lajqi, G. Kelmendi, P. Gashi , D. Berisha, F. Dervishi, të gjithë kalimtarë rasti.
Ndërkohë , nga të plagosurit, katër janë liruar nga spitali rajonal në Pejë dhe dy mbesin të hospitalizuar, por jashtë rrezikut për jetë.

Leave a Reply

Back to top button