Greqi: Bejne video duke torturuar shqiptarin në karrige elektrike :(

I burgosuri shqiptar, Ilia Kareli, që është gjetur i vdekur të enjten rreth mesnatës duke gdhirë e premtja në qelinë e tij të izolimit, nuk ka vdekur nga shkaqe patologjike, por është viktimë e dhunës së ushtruar mbi të. Në bazë të raportit mjeko-ligjor ai ka pasur thyerje të disa brinjëve në kafazin e kraharorit si dhe shumë shenja të goditjeve me mjete të forta në trupin e tij. Gjithashtu janë kontestuar hematoma të forta në kraharor, ndërkohë që dyshohet se ka pësuar hemorragji të brendshme. Këto plagë nënvizohet në raportin që nënshkruajnë Minas Gjeorgjiadhsi dhe Eleni Zagelidhu, dy mjekët ligjorë nga Selaniku, janë shkaktuar ndoshta me shkop gome dhe jo me duar rreth 3 ditë më parë, pra pikërisht disa orë pasi ai ka kryer vrasjen e një gardiani burgu në gjendje të tronditur.

Leave a Reply

Back to top button