JONUZ MUSLIU FRIGËSON KRYETARËT E KOMUNAVE VERIORE TË KOSOVËS

Kryetarët e katër komunave veriore kanë apeluar tek përfaqësuesit e BE-së që publikisht të dënojnë idenë e copëtimit të Serbisë, duke shprehur dëshirimin e tyre për heshtjen e diplomatëve të huaj rreth deklaratës së “terroristëve shqiptarë nga jugu i Serbisë të cilët kërcënojnë me ndarje të një pjese të territorit të Serbisë”.
Në një komunikatë të lëshuar për media nga kryetarët veriorë, thuhet se kryetari i komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, njëherit ish lider politik i UÇPMB-së, ka deklaruar të martën se nëse Krimea i bashkohet Rusisë, të njëjtën të drejtë duhet dhënë edhe komunave të Preshevës dhe Bujanocit, popullata e të cilave më 1992 përmes referendumit është përcaktuar për bashkim me Kosovën.
Kryetarët e komunave të veriut të Mitrovicës, Zveqan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kanë kërcënuar se nëse nuk ndërpritet me deklarata të tilla për copëtimin e Serbisë, mund të vij deri tek një situatë me pasoja të paparashikueshme për tërë Ballkanin, dhe se politika e standardeve të dyfishta nga ana e ndërkombëtarëve duhet të ndalojë.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button