Më pak televizor, më shumë argëtim

A keni provuar për të inkurajuar fëmijën tuaj dhjetëvjeçar për të shikuar televizorin më pak? Përpjekjet e tilla zakonisht përfundojnë me rezultatin 1-0 për fëmijën tuaj. Pasi që, ekrani i kutisë magjike të errësohet (natyrisht, me këmbënguljen e prindërve), fëmija nuk e di çfarë të bëjë, ku të përqendrojë shikimin dhe si të plotësojë kohën e lirë të tij.
Shikimi i televizorit është një prirje e të gjithëve. Ndonjëherë jemi shumë të lodhur, ose shumë të hutuar që të na bjerë ndërmend të angazhohemi në ndonjë aktivitet tjetër, në vend se të shikojmë televizion. Televizori është një nga shkaqet kryesore të komunikimit të dobët brenda familjes, është fajtor për humbjen e kohës së vlefshme, që mund të shpenzohet në përmirësimin e shëndetit të familjes dhe lidhjes më të mirë.
Jeta është e bukur, nuk ka rëndësi nëse fëmija është 6 apo 16-vjeçar, është e rëndësishme t’ia kujtojmë atij se si vet jeta është argëtuese, në vend se të shpenzojë tërë kohën pranë televizorit. Duke qëndruar para ekranit, fëmijët harrojnë të luajnë. Është koha për të rimësuar ata, se si të mbushin kohën e tyre me lojëra dhe gjëra tjera:

– Nëse nuk mund të luajnë në disa instrumente muzikore, ndoshta është koha për të mësuar.
– Leximi i librave mund të jetë mënyrë më shumë argëtuese sesa shikimi i televizorit.
– Organizoni një gjueti për thesare.
– Luani lojëra shoqërore me fëmijët tuaj.
– Organizoni një udhëtim në qytetin historik aty pranë.
– Shëtisni së bashku përgjatë natyrës.
Përgatituni për zhgënjimin eventual, ndoshta edhe për lotët e fëmijëve me futjen e rregullave të reja për reduktimin e shikimit të televizorit, por kjo është normale. Nuk do të kalojë shumë kohë dhe fëmijët tuaj do të jenë në gjendje të gjejnë veten në një lloj tjetër të argëtimit, përveç se të ulen para TV-së dhe në këtë mënyrë do të rritet cilësia e marrëdhënieve familjare.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button