Në dasmat shqiptare paraja mblidhet me fshesë

Publikimi i një fotoje nga një dasmë në qytetin e Lushnjes ku salla e kërcimit është e mbushur me kartmonedha ka ngjallur komente në faqen e këngëtarit Ermal Mamaqi ne Facebook. 
“Nga një dasmë jo shumë modeste nga Lushnja…”, shkruan ne Facebook drejtuesi i emisionit “6 Dite pa Ermalin” i cili poston një foto ku paratë e hedhura gjatë kërcimit mblidhen me fshesë.
Të shumta janë komentet lidhur me këtë status ku nuk mungojnë edhe ato si “ka lezet në Gjirokastër nuk e lenë lekun të bjerë në tokë”. Disa prej komentuesve sjellin foto nga qytete të ndryshme të cilat tregojnë hedhjen e parave gjatë kërcimit.
Kjo gje eshte kthyer në traditë në disa qytete të Shqipërisë.

Leave a Reply

Back to top button