Pastrohet liqenin i Badovcit nëpër shi

Vullnetarët që sot kanë zbarkuar te Liqeni i Badovcit, nuk i ka ndaluar as shiu, në misionin e tyre për ta pastruar atë. Reshjet e shiut pavarësisht se kanë paraqitur pengesë në këtë aksion, ato i kanë gëzuar ata, pasi shihen si shpresë, për rritjen e nivelit të ujit në këtë liqen i cili furnizon me ujë një pjesë të Prishtinës. Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, ka postuar një fotografi të këtij aksioni në profilin e tij në Facebook, duke shkruar: “Fryma e vullnetarizmit. Bashkë me qytetarët duke pastruar shtratin e Badocit”.

Leave a Reply

Back to top button