Përsëri nxënësit e shkollës “Sezai Surroi” sulmojnë profesorët!

Ende pa kaluar mirë 24 orë nga incidenti i parë, sërish ka ndodhur një incident mes profesorit dhe nxënësve në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Në orët e paradites sot është sulmuar verbalisht, dhe më pas është tentuar edhe fizikisht të sulmohet profesori G.R. nga nxënësi i vitit të III-të.
Siç ka mësuar Portali Informativ Titulli, ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimit të procesit mësimor në njërën prej paraleleve të viteve të III-ta, që për redaksinë është e njohur, ku më pas ka ndërhyrë edhe udhëheqësia e shkollës.
Kjo është hera e dytë brenda 24 orëve që sulmohen mësimdhënësit e kësaj shkolle nga nxënësit e viteve të III-ta.
Sipas lajmërimit të lëshuar nga drejtori i këtij institucioni arsimor nga drejtori Zejni Fejzullah thuhet:
“Në bashkëpunim me ndihës drejtorin, kujdestarin e klasës, arsimtarin e lëndës, prindërit e nxënësve, psikologun e shkollës dhe në bazë të deklaratave me shkrim të nxënësve, u dakorduam që nxënësve të lartshënuar t’i hapet procedura për përjashtim, si masë preventive”,
Matej, njoftimi sqaron se në vazhdimësi nxënësit do të përcillen për vijimin dhe disiplinën e tyre deri në vendimin përfundimtar të organeve të shkollës./Titulli.com/

Leave a Reply

Back to top button