Policia serbe anulon vulat e Kosovës

Pavarësisht se Beogradi zyrtar ka pranuar lëvizjen e lirë të kosovarëve nëpër Serbi, prapë vulat e Republikës së Kosovës po iu pengojnë autoriteteve serbe.
Edhe tek shtetasit e huaj që kanë kaluar nëpër Kosovë, autoritetet serbe në kufij, u kanë ndërhyrë në pasaporta duke u rënë vulë “Anulohet” (Ponishteno).
Kështu i ka ndodhur një shtetases sllovene, ku policia serbe ua ka “neutralizuar” vulat Republikës së Kosovës. Sipas kësaj logjike, autoriteteve serbe po u “mundon” çdo element që simbolizon shtetin e Kosovës.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button