PVD-së i mungojnë edhe 621 nënshkrime

Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) pas verifikimit të nënshkrimeve të PVD-së, sot nuk e ka shpallur listën zgjedhore të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Riza Halimit për zgjedhjet e parakohshme Parlamentare të 16 marsit që do të mbahen në Serbi, sepse siç thuhet në raprtin e KRZ subjekti nuk ka mbledhur numrin e mjaftueshëm të nënshkrimeve.
Siç shkruan në raport të KRZ-së nga 10.873 nënshkrime të dorëzuara të qytetarëve që e mbështesin këtë listë, vetëm 9.379 janë të vlefshme, dhe sipas këtij raporti PVD-së i është dhënë afat edhe 48 orë për të grumbulluar së paku edhe 621 nënshkrime të nevojshme që lista e kryesuar nga Riza Halimi të jetë valide dhe e pranushme.