Ragmi Mustafa- Nuk njohim deputetët shqiptarë që abuzuan me vota të qytetarëve

Nuk i njohim rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, nuk I njohim as dy deputetët shqiptarë që kanë arritur të mashtrojnë popullin, qeverinë dhe opinionin e gjerë. Me mbushjen e kutive të votimit në mënyrë të pandërgjegjshme është shkelur vota e qytetarëve dhe dinjiteti qytetarë, deklaroi sot kryetari I komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në programin e paradites në Radiotelevizionin Presheva. Sipas zotit Mustafa dy deputetët shqiptarë në parlamentin serb nuk guxojnë të thirren në mbrojtjen e interesave të të gjithë qytetarëve sepse ata përfaqësojnë vetëm elektorin e Partisë për Veprim Demokratik. Po ashtu kryetari Ragmi Mustafa ka deklaruar se nuk është domosdoshmëri të ketë pushtet deputeti në pushtetet lokale, me të cilën shpesh trumbetohet nga pala e kundërt